Kandidatët e Tiranës, peng i fjalëkryqit Rama-Basha

 

Vetëm Tirana ka mbetur ende pa kandidatë të PS dhe PD. Ndërsa telenovela e Durresit e xhiruar me regjizor Berishën dhe kameraman Fatmir Mediun, u zgjidh. Grida Duma është zyrtarisht kandidate në Durrës.Por në kryeqytet akoma po lakohen emra, dhe ende asgjë konkrete. Edi Rama dhe Lulzim Basha duket se i janë futur udhës së “fjalëkryqit” se cili do të shpall përpara emrin në mënyrë që ti kundërvendosi emrin e tij rival dhe fitues. Pavarësisht se PD duket se e ka paksa të vështirë Tiranën, se ka diferencë të madhe votash në krahasim me një palë zgjedhje të mëparshme, porse nuk i dihet elektoratit. Lëvizin gjërat dhe duket se ka edhe një kontigjent të ri që kanë hyrë si votues për herë të parë e nuk dihet se nga cila anë kalojnë, ashtu sikurse ka të pakënaqur nga PS e qeverisja e saj, ka  edhe të pakënaqur demokratë me PD-në e Bashës. Pra PS mendon se është në avancë votash pa hyrë në zgjedhje, por fakti që e vonon emrin duket se ka një frikë, sepse nëse e ke të sigurtë që je shumë përpara në vota atëhere përse heziton. PD po mendon të nxjerrë një grua në Tiranë, ndonëse thonë se do të jetë emër burri. Surpriza nuk do të mungojë sepse mund të jetë Majlinda Bregu , e cila do të jetë kryesfida e zgjedhjeve dhe duket me shumë afër fitores ajo në Tiranë se sa kandidatët e tjerë të PD-së. Të gjitha emrat po i kalon në sitë selia blu, ndaj po pret të dalë më përpara Edi Rama me emrin e tij.  Edhe Rama po shikon se cilin apo cilën do të kandidojë PD. Ndërkohë qytetatarët janë mërzitur duke pritur.Është mungesë respekti për banorët e kryeqytetit të cilët as sonte duket se nuk do t’iu jepet emri që do të përzgjedhin në votim.

Kjo është një mënyrë injorimi për kryeqytetasit nga të dyja palët, sepse selitë politike respektive punojnë me psikologjinë se “janë të detyruar të presin” dhe se kjo e lodh jo vetëm votuesin, por edhe vetë dy kandidatët rivalë. Edhe shtabet elektorale kanë nevojë të ndezin motorat e fushatës dhe sa me shumë kalojnë orët sikur edhe iu ftohen energjitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka kohë në të vertetë, ndonëse edhe shumë kohë ka kaluar nga mos’shpallja e kandidatëve për Tiranën!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?