Kandidatët, PD zyrtarizon Besnik Dushën në Tropojë dhe Zef Hilën në Vaun e Dejës

 

Pas zyrtarizimit të PS të kandidaturave në disa nga bashkitë e vendit, edhe Partia Demokratike ka bërë publike dhe ka zyrtarizuar kandidaturat e saj për kryetar bashkie në Tropojë dhe në Vaun e Dejës.Besnik Dushaj, i cili aktualisht mban postin e deputetit në qarkun e Kukësit do të jetë kandidat për Tropojën, kurse Zef Hila do të jetë kandidat për Vaunë e Dejës. Hila aktualisht është kreu i Komunës Bushat.

Besnik Dushaj mesa duket do të përballet me kandidatin e mjatë Rexh Biberaj, ndërsa Zef Hila do të ketë përballë Gjok Lleshin.Ndërkaq, edhe Partia Demorkatike nuk e ka bërë ende zyrtare kandidaturën për njësinë më të madhe në vend, Tiranën.

Një ditë më parë PD zyrtarizoi kandidaturat e Xhelal Mziut për bashkinë e Kamzës dhe Ardian Turkun për bashkinë e Elbasanit.

SHKARKO APP