Kandidati Bejko ecën në këmbë nëpër Sauk: Shtrojmë rrugët, Veliaj ka abuzuar me buxhetin

Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko këtë të premte zhvilloi takime në rrugë me disa banorë të zonës së Saukut. Mungesa e asfaltimit të rrugëve dhe shërbimeve që duhet të kryhen nga bashkia e Tiranës ishin shqetësimet që paraqitën qytetarët para Bejkos.

“Rrugët janë gropa-gropa, kanalizimet e ujërave i kemi bërë vet. Jemi në harresë dhe nuk besojmë më asnjë”, ngritën shqetësimin qytetarët. Bejko theksoi se buxheti që ka bashkia e kryeqytetit mund të rregullojë çdo problematikë që ka Tirana, por sipas kandidatit të PD, kundërshtari i tij Erion Veliaj ka abuzuar me paratë e qytetarëve.

“Veliaj ka abuzuar me buxhetin me koncerte dhe ka lënë pas dore rrugët dhe shërbimet”,-tha Bejko. Në pamundësi për të faktuar se i mban premtimet, Bejko kërkoi mirëbesim nga elektorati. Bejko shtoi më tej se periferitë e Tiranës janë lënë në harresë nga bashkia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?