Kandidati i PD në Peqin denoncon: Mbështetësit e PDIU lëviznin me armë dhe na kërcënonin

 
Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin ka denoncuar procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme, pasi sipas tij, situata ka qenë e tensionuar gjatë gjithë kohës.
 
Sipas kandidatit Kreci, përfaqësuesit e PD janë kërcënuar nga mbështetësit e PDIU. Ai ka deklaruar se përfaqësuesit e kësaj force politike lëviznin me armë dhe kërcënonin. 
 
“Situata ka qenë gjatë gjithë kohës e tensionuar. Përfaqësuesit e PD janë kërcënuar nga mbështetësit e PDIU. Përfaqësuesit e PDIU lëviznin me armë dhe kërcënonin. Përfaqësuesit e OSBE janë njohur me situatën e tensionuar”, ka deklaruar kandidati Kreci. 

SHKARKO APP