Kandidati i PD-së kritika Grida Dumës: Erdhe për foto, fushatë nuk bëre
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, kandidati i PD-së për bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi i cili doli i dyti në renditje pas PS, tha se përgjegjësinë e humbje e ka vetë dhe jo Basha.
Po ashtu Saraçi tha se drejtuesja politike e PD për Kavajën dhe Rrogozhinën, Grida Duma nuk u pa asnjë herë në fushatë.
“Nuk ke faj ti (Basha) që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetët që nuk vinin për fushatë, po për foto”.
Grida Duma ishte nga të parat deputete që kërkoi që Lulzim Basha të marrë përgjegjësi për rezultatin në 6 mars, ku nuk përjashtoi as dorëheqjen.