FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kandidati i PD-së zyrtare, Bejko: Kemi mundësi të fitojmë në Tiranë, por edhe në bashki të tjera

Kandidati i PD-së zyrtare me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejko beson se ata kanë shanse për të fituar në Tiranë, por edhe në bashki të tjera edhe pse në garë do të hyjnë me vetëm 14 kandidatë për kryetarë bashkie.

Po ashtu Bejko thotë se vëmendja tek ata ka ardhur duke u shtuar pasi sipas tij, qytetarët kanë kuptuar se përballë kanë njerëz të vërtetë.

”Ka disa bashki ku janë shanset. Shans kemi edhe në Tiranë pasi fakti që mbi 70 për qind e urren këtë oligarki politike e përbërë nga treshja Rama-Berisha-Meta, të cilët e duan shumë njëri-tjetrin, me ata të dy Rama qëndron në pushtet sa të dojë vetë. Vëmendja tek ne ka ardhur duke u shtuar se qytetarët e kanë kuptuar se përballë kanë njerëz të vërtetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?