Kandidati i PS, Blerim Shera shpall fitoren në Vorë me rezultat të thellë: Vazhdojmë projektet
Fitorja e parë e thellë në vend shënohet në qarkun e Tiranës. Kandidati i PS-së, kryetari aktual i Vorës, Blerim Shera ka shpallur fitoren. Ai do të jetë kryetari i kësaj bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme.
“Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident.
Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës. Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik. Do marr dhe do vazhdoj punën nesër si çdo ditë tjetër. Projektet janë shumë të mëdha, na ndërtimi i një ujësjellësi të ri, mbylljen e të gjithë procesit të rindërtimit. Kemi kopshtin e ri që do të hapë dyert në shtator, shkollën e re”, deklaroi Blerim Shera.