Kandidati i Vangjel Dules i dënuar për sulme terroriste ndaj simboleve kombetare shqiptare

 

Nuk kanë të ndaluar çuditë në emrat kandidat për kryetar bashkie në Shqipëri. U tha se asnjë me precendet penal apo i dënuar nuk do të kandidojë. Këtë e tha më të madhe edhe Ambasadori Amerikan Lu , por akoma politika nuk don të dëgjojë.

Kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, por që kanë një të kaluar të dyshimtë, i shtohet edhe Fredi Beleri, i përzgjedhur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si kandidati i saj për Bashkinë e Himarës. Mjafton një kërkim në Google dhe emri i Fredi Belerit të lidhet me disa ngjarje. Së pari ai është arrestuar nga policia  në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër. Ky sulm terrorist i mbetur në tentativë, ishte i dyti pas sulmit të organizuar në po atë vit nga organizata terroriste greke “MAVI”, e cila vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Po kështu, Fredi Beleri është dënuar nga gjykatat shqiptare për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, ku u dhunuan ndër të tjera edhe simbolet tona kombëtare. Beleri së bashku me katër persona të tjerë u dënuan për veprën penale “thyerje e simboleve kombëtare”. Për këtë dënim, në vitin 2012, ata i drejtuan edhe një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku kërkonin faljen, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. PBDNJ është një parti në koalicion me Partinë Socialiste, që para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, por për Bashkinë e Himarës, PS zgjedh të kandidojë sërish kryebashkiakun aktual, Gjergji Goro, ndërsa Dule do të dalë me kandidatin e tij, Fredi Beleri.  

SHKARKO APP