Kandidati Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme: E vërteta e biletës së urbanit që do heq

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi sqaroi në emisionin ”Now”, deklaratën e bujshme se do të mundësojë transport falas për banorët e kryeqytetit.

Këlliçi u shpreh se nuk bëhet fjalë për transport publik falas, por heqja e një pagese të dytë dhe do të ndryshojë vetëm destinacioni i fondeve. Për të shuma që shpenzohet nga qytetarët e Tiranës për transportin publik është vetëm 6,8 për qind e buxhetit bashkisë dhe lehtësisht e përballueshme.

“Pas konsultave me shoqatat e transportit publik kam marrë të dhëna se ky shërbim përdoret nga 200 mijë qytetarë në ditë, një pjesë e të cilëve subvencionohet dhe nga të cilët mbeten 140 mijë bileta që i kushtojnë qytetarëve 56 mln lekë të vjetra në ditë, ose 1,5 mln euro në muaj, ose 18 mln në vit. Buxheti i bashkisë është 240 mln euro, këto do jenë 6,8 për qind e buxhetit”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?