Kandidatja Dhurata Çupi bisedë me fëmijët: Mësoni dhe lexoni çdo ditë

Kandidatja e PD-së në listat e hapura për qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka ndarë disa foto në rrjetin social facebook nga takimi me fëmijët e një instituti arsimor në kryeqytet. ”E nderuar të isha në një bisedë jo politike me fëmijet e institutit arsimor, Time Center. Këshillat që u mundova te transmetoja ishin: Mësoni dhe Lexoni çdo ditë. Mos bullizoni njëri tjetrin. Mësoni pêr të ardhmen tuaj, për tjua shpërblyer prindërve sakrificën për rritjen tuaj, dhe mësoni për vendin, atdheun tonë të dashur Shqipërinë. Shënim: Fotot janê publike me dakortësinë e prindërve. Fotot janë kortezi e Institucionit Arsimor Profesional “Time Center””,-shkruan Çupi.