Kandidatja e LSI-së, Melisa Cahani: E frikshme humbja e jetëve mes bluzave të bardha dy muaj pas nisjes së vaksinimit
Kandidatja e LSI-së për deputete në qarkun e Tiranës, Melisa Cahani ngre shqetësimin e humbjes së jetëve në radhët e bluzave të bardha dhe pse procesi i vaksinimit të tyre ka nisur prej dy muajsh tashmë.
Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet se qeveria duhet të ndalë propagandën boshe dhe të menaxhojë me efikasitet situatën e krijuar nga pandemia pasi “është e turpshme dhe e frikshme fakti se edhe pse vaksinimi i bluzave të bardha ka nisur prej dy muajsh vijojmë të kemi humbje jete në radhët e tyre”.
Postimi i plote
Lajme të trishta çdo ditë! COVID-19 nuk po kursen as bluzat e bardha, ata të cilët janë në fronti e parë të luftës me këtë virus vdekjeprurës. Dhimbje për humbjen e secilit prej tyre, disa prej të cilëve në moshë të re. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre, për punën në kushte të vështira. Procesi i vaksinimit të bluzave të bardha ka nisur prej dy muajsh dhe është e turpshme dhe e frikshme fakti se vijojmë të kemi ende humbje jete mes tyre. Një apel për qeverinë, për të ndalur propagandën e saj boshe dhe të menaxhojë me efikasitet situatën.