Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kandidatja e PD në Elbasan, Zeni Gjergji: Synojmë 7 mandate, PS po bën presione

Aktualitet E enjte, 15 Prill 2021 11:08
Kandidatja e PD në Elbasan, Zeni Gjergji: Synojmë 7 mandate, PS po bën presione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në garën e 25 prillit është edhe Zheni Gjergji, si kandidate e PD-së në qarkun e Elbasanit. Teksa thotë se ka presione, ajo tregon se kjo vërehet gjatë takimeve që ata bëjnë me qytetarët apo bizneset, të cilët i shmangen kamerës. Edhe tek administrata, e cila sipas saj nuk i bashkohet takimeve elektorale, pasi i druhen heqjes nga puna.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E sata herë është që kandidoni në zgjedhjet parlamentare për qarkun e Elbasanit?

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 4 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 5 orësh

Është hera e dytë që jam pjesë e kësaj liste. Këtë radhë jam në renditje më të afërt. Ky është një vlerësim i partisë Demokratike dhe kryesisht zotit Basha për vlerësimin e figurës së gruas Elbasanse dhe një profesionisteje si unë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju renditeni e 6-ta. A mendoni se është vend i siguritë?

Objektivat e Partisë Demokratike në këtë qark janë përtej 7-ës. Kështu që vendi im është i siguritë. Gjithsesi kjo kërkon punë dhe besimin e plotë të gjithë Partisë Demokratike në mënyrë që ta çojë drejt fitores së siguritë të 25 prillit.

Cila është zona elektorale që ju është besuar ju në qarkun e Elbasanit?

Unë mbuloj kryesisht qytetin. Jam e fokusuar në qytet për të shpërndarë programin e Partisë Demokratike.

Në fakt Elbasani është një qark jo me pak probleme. Në këndvështrimin tuaj si po shkon fushata?

Fushata ka pasur problemet e saj. Duke pasur parasysh problemet e krijuara në fillimet e saj. Por unë dhe të gjithë hallkat e tjera të Partisë Demokratike jemi munduar që këtë fushatë ta zhvillojmë me përgjegjshmëri dhe ndershmëri duke trokitur derë më derë duke shmangur konfliktet, por duke ngjallur shpresën tek qytetarët elbasanas. Ne jemi elbasanas dhe jetojmë në këtë qytet. Në asnjë mënyrë nuk do të doja të ketë trazira në këtë qytet. Elbasani meriton dhe duhet të fitojë më shumë nga këto zgjedhje.

Deri tani keni parregullsi apo tentativë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve?

Ka presione. Ajo që shikoj më shumë është frika e qytetarëve. Shpesh thonë mos na nxirrni në foto. Këtë e kemi ndjerë edhe tek bizneset. Na thonë që sapo largoheni ju na vijnë tatimet. Këtë e kemi ndjerë edhe në administratë, pasi nuk janë bërë asnjëherë pjesë e takimeve tona elektorale. Ju bëj thirrje qytetarëve që të kenë shpresë tek Partia Demokratike, pasi do të jetë një ndryshim dhe një fitore e sigurt e saj. Dhe ato ti bashkohen fitores së PD-së.

Si i shihni kundërshtarët Socialistë? Keni ndonjë koment për ta?

Zheni Gjergji: Kundërshtari shpesh ka përmendur se ne jemi bijtë e Elbasanit. Edhe ne jemi Elbasanas. Tashmë nuk ka ndasi. Nuk dua të bëj komente për figurat e tyre, por janë figura që kanë qenë edhe më parë në pushtet. Unë shoh që në punën e tyre ne kemi plot gjëra për të rregulluar. Ajo që më bën përshtypje është infrastruktura e këtij qyteti e cila lë shumë për të dëshiruar. Ne kemi ende probleme të ujit 24 orë, të kanalizimeve në lagjet kryesore dhe periferi. Këta njerëz që kanë udhëhequr në 8 vite se di se ku e gjejnë kurajën që thonë se Elbasani është qyteti i mrekullive.

Duke qenë se ju vini nga fusha e mjekësisë, si mendoni a e ka menaxhuar siç duhet qeveria pandeminë? Çfarë mund të bënte ndryshe?

Unë si mjeke jam edhe pjesë e departamentit të Shëndetësisë . Ky departament ka dhënë këshillat e saj si mund të menaxhohet pandemia. Një nga këshillat ka qenë përfshirja e mjekut të familjes që në hapat e parë të pandemisë. Natyrisht që bluzat e bardha e kanë përballuar këtë sfidë me shumë sukses. Por besoj se futja e mjekut në rol, rritja e testimeve dhe vaksinimi që nuk duhet të shihet si privilegj, por si detyrim i çdo qeverie, do të kishin vend për tu përmirësuar dhe për ta bërë menaxhimin e kësaj pandemi më të sigurt.

Një plagë e madhe është largimi i mjekeve. A e ka ndjerë qyteti i Elbasanit këtë problem. A kemi mungesa për mjek? Nuk po flasim vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për periferinë.

Kjo është një plagë e vjetër. Ka edhe mjek kardiolog e anestezist që janë larguar drejt Gjermanisë. Infermiere shumë të mira janë larguar drejt Gjermanisë. Ka Elbasani mangësi.

Më thoni disa nga prioritetet e Partisë Demokratike? Veçanërisht në qarkun e Elbasani.

Natyrisht që programi i PD-së nuk është një premtim, por një angazhim. Ne nuk vijmë me premtime boshe por që do ti mbajmë dhe realizojmë. Prek të gjitha kategoritë. Në fokus është që “Shqipëria fiton të rinjtë” në mënyrë që ato mos ta braktisin, por të rikthehen në Shqipëri. “Shqipëria fiton arsimin” me një projekt dhe bursa për studentët. Ka një program për gruan. Program që do ta mbështesë gruan në çdo hap të saj. Në planin më të ngushtë do të jetë investimi kryesisht në infrastrukturë. Në kanalizime dhe rrugë. Ky është plani më emergjent që Partia Demokratike ka për Elbasanin.

/Intervista për Report Tv/

Etiketat e lidhura

Zheni Gjergji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.