Kanos ish-partneren dhe familjarët e saj me armë

Një 42-vjeçar, banues në Grabian të Lushnjes, është arrestuar pasi ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj.

Fatmir Jonuzi ka shkuar i armatosur në banesën e shtetases me iniciale E.V., 26 vjeç, banuese në fshatin Fermë Çlirim, dhe pasi ka debatuar me atë dhe anëtarët e familjes së saj, i ka kanosur ata me automatik.

Policia bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit si dhe një krehër me 26 fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?