Kanosi dhe fyeu gazetarët, nën hetim 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer disa gazetarë gjatë një proteste të zhvilluar para Bashkisë Maliq.

Autoritetet nisën procedimi penal ndaj 45-vjeçarit A. A., banues në fshatin Libonik, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së organizuar nga vetë 45-vjeçari, përpara Bashkisë Maliq. Gjatë protestës, ai dyshohet se ka kanosur dhe fyer gjashtë shtetas me profesion gazetarë, të cilët ndodheshin në protestë për të ushtruar detyrën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi A. A., përpara Bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?