FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanye West në Tiranë, Bardhi: Anuloni koncertin, mos rëndoni taksapaguesit shqiptarë

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mbështetjen financiare të koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar të papranueshme përdorimin e fondeve publike për të mbuluar kostot e një aktiviteti privat. Sipas Bardhit, paratë e buxhetit të shtetit janë të qytetarëve dhe duhet të përdoren për përmirësimin e shërbimeve publike, si shëndetësia, arsimi dhe mbështetja sociale, e jo për të financuar aktivitete private.

Postimi i plotë

Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele qesharake. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi!

Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?