Kaos në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 15:32
Autostrada Tiranë-Durrës është e bllokuar aktualisht si pasojë e trafikut të rënduar. Radha e makinave arrin në disa kilometra. Kjo situatë e trafikut të rënduar ka qenë gjatë gjithë ditës edhe në akse të tjera të vendit, kryesisht për shkak se temperaturat e larta i kanë drejtuar edhe këtë fundjavë shumë qytetarë drejt plazheve, çka sjellë edhe radhën e gjatë të automjeteve.

