Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan, qarkullimi i bllokuar prej mbi dy orësh

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan. Prej më shumë se dy orësh automjetet kanë mbetur pothuajse totalisht të bllokuara pa lëvizur fare. Sipas tij, kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët. Në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e mjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?