Kaos në Kosovë. Shpërthen dhuna në shesh dhe në parlament!

 

 

Një numër i madh i forcave të sigurisë, kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Ata po qëndrojnë para foltores. Deputetët Glauk Konjufca, Shqipe Pantina, janë pranë foltores, situata është tensionuar. Më pas ata jane larguar me forcë nga salla. Opozita nuk lejon zhvillimin e seancave parlamentare duke hedhur gaz lotsjellës.

 

Njoftimi i Policisë së Kosovës i orës 00.35 (mesnatë)

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte e paralajmëruar të filloj në ora 16:00, në hapësirën e Kuvendit, në korridor pranë zyrës së Krye parlamentarit, nga një deputet është hedhur një mjet i dyshuar i cili dyshohet se është gaz lotsjellës.

Zyrtarët policor kanë arrit të identifikojnë deputetin që dyshohet për hedhjen e mjetit të dyshuar, dhe menjëherë kanë reaguar duke larguar mjetin e dyshuar nga ambienti i Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, pas hyrjes së deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga një deputet është hedhur një mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.

Ndërsa, sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent në dy lokacionet do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, janë kryer të gjitha veprimet ligjore të kontrollit, duke përfshirë edhe ndaj të gjitha personaliteteve dhe nuk është hasur në asnjë element apo mjet të dyshuar, mirëpo mbetet të verifikohen të gjitha elementet se si është futur mjeti i dyshuar brenda në Kuvend , sepse mjeti plastik mund të mos jetë detektuar.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

Njëkohësisht gjatë kohës së zhvillimeve brenda në Kuvendin e Kosovës, një grup prej rreth 150-200 personave kanë qëndruar jashtë rrethojave të Kuvendit duke protestuar, ku disa prej tyre kanë hedhur disa mjete piroteknike dhe boca me ngjyrë të përcjella me tym dhe zjarr.

Njësitet relevante policore kanë vepruar duke ndërmarrë masat e nevojshme policore, për parandalimin hedhjeve të tilla dhe për të ofruar siguri pranë objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më pastaj pas një kohe të qëndrimit para Kuvendit, protestuesit kanë filluar të shpërndahen dhe numri i protestuesve është zvogëluar gradualisht.

Ndërsa disa minuta para orës 20:00, në kohën kur pritej të ri-fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte shtyrë për këtë kohë, protestuesit sërish janë kthyer para Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtit kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit, duke përfshirë mjete piroteknike, fishekzjarre dhe boca me ngjyrë e tym, duke përfshirë edhe boca me zjarr.

Kurse në rrugën “Agim Ramadani” afër mensës së studenteve disa persona të dyshuar kanë vendosur në rrugë disa goma të automjeteve të cilat kanë tentuar të ju vejnë zjarrin me qëllim të bllokimit të tërësishëm të rrugës, mirëpo është bllokuar vetëm njëra korsi e rrugës.

Protestuesit të cilët kanë qenë para Kuvendit të Kosovës, kanë vazhduar me qëndrimin e tyre duke protestuar dhe në vazhdimësi duke hedhur mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit të Kosovës, pasi që seanca e Kuvendit ishte shtyrë sërish.

Edhe në këtë rast njësitet relevante policore kanë vepruar duke ndërmarrë masat e nevojshme policore, ku me prezencën e tyre kanë parandaluar bllokimin e rrugës dhe djegien e gomave të cilat ishin të lyera me lëndë djegëse, dhe pas përfundimit të vend shikimit të vendit të ngjarjes nga njësitë policore ato janë larguar dhe qarkullimi i automjeteve ka filluar të lëviz pa pengesa.

Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë formuar kordon sigurie brenda në seancë.

Gjatë kohës sa seanca kishte filluar, jashtë objektit të Kuvendit protestuesit kishin filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme dhe koktej mollotovi drejt objektit të Kuvendit duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policor dhe me këtë rast njësitet relevante policore janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për shpërndarje të turmës.

Vlen të potencohet se deri në këtë moment nuk ka ndonjë deputet të arrestuar e as të lënduar.

(ora 00.56)

SHKARKO APP