Kaos në rrugë, problem pemët dekorative

Në Shkodër qarkullimi mbetet një nga shqetësimet kryesore për banorët. Përveç mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësoret, një tjetër shqetësim janë pemët dekorative që bllokojnë fushëpamjen në rrugë.

Mbase jo rastësisht prej kohesh është thënë; shkodranët nuk dinë të ecin. Problemeve të përhershme të lëvizjeve në Shkodër u janë shtuar edhe pemët dekorative.

Te pa-sistemuara apo mbjellë pa ndonjë projekt ekspertësh ato po bëhen pengesë. Një qytet pa pemë e gjelbërim do të ishte mallkim. Megjithatë shpërthimi i tyre në lulëzim saqë mbulojnë krejt pamjen e rrugës, ka tërhequr vëmendjen e banorëve të këtushëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga dalëse nga Shkodra ku edhe frekuentimi është mjaft i lartë ka mjaft problematike. E njëjta situatë edhe në qendër të qytetit. Pishat dhe selvitë kanë depërtuar jashtë sipërfaqe së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?