Kaosi në Parlamentin e Serbisë, deputetja shtatzanë përfundon në spital. Plagosen edhe dy të tjera

Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga kaosi ditën e sotme, ndërsa janë hedhur mjete piroteknike dhe tymuese në sallë. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar pas incidentit në seancën e parlamentit se deputetja Jasmina Obradoviç ka marrë goditje në kokë dhe se jeta e saj është në rrezik.
Gjithashtu Kryetarja ia ka hedhur fajin partive opozitare për gjithë kaosin e ndodhur. Po ashtu Branbiç ka akuzuar opozitën duke e mbajtur përgjegjëse për gjendjen e Obradoviç, e cila u lëndua nga gazi lotsjellës dhe bomba me tym.
“Për shkakun tuaj, ajo po lufton për jetë ju nuk jeni njerëz”, u tha Brnabiç deputetëve të opozitës duke bërë thirrje disa herë që të vazhdohet puna në Parlament.
Ndërkohë që po miratoheshin projektligjet në fushën e arsimit që ishin në rendin e ditës, opozita ka kundërshtuar mazhorancën serbe dhe në shenjë revolte kanë ndezur flakadanë dhe kanë hedhur bomba tymuese kë Kuvend.
Bëhet me dije se si pasojë e bombave tymuese kanë përfunduar me plagë tre deputete, njëra prej të cilave është shtatzënë. Të plagosura kanë mbetur, Jasmina Karanac, Sonja Iliç dhe Jasmina Obradoviç. Sipas raportimit të mediave vendase, Presidenti Vuçiç ka shkuar për të vizituar deputetet e shtruara në spital.
Sta se ovo desava sa nasom opozicijom, za ciji gros ovo rade?
Nikada necu shvatiti zasto su ovi ljudi toliko protiv Srbije i ne zele njen napredak. #skupstina pic.twitter.com/wB45MHTjEA— Milica Maric (@MilicaM21047132) March 4, 2025