Kaotike situata në ish-bllok: Protestuesit shpërndahen prej gazit lotsjellës, një i shoqëruar
Aktualitet E Diel, 13 Dhjetor 2020 19:52
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që ndodheshin tek ish-blloku. Po ashtu në punë është vënë edhe ujëhedhësi.
Për këtë arsye, protestuesit tashmë janë shpërndarë për t’iu shmangur kryesisht gazit. Ndërkohë, një person që u bëri rezistencë forcave të FNSH u shoqërua.
Tashmë ata janë duke marshuar, duke dëmtuar sinjalistikën, ndërsa zjarri u është vënë edhe disa koshave të mbeturinave.