Kapen 1 kg heroinë në Delvinë, në pranga 3 vetë

 

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “FINIQI”  ku u sekuestrua rreth 1 kg lëndë narkotike e llojit Heroinë, një sasi municioni si dhe u arrestuan  në flagrancë 3 persona:

  1. Arben Q. Kanina, 43  vjeç,  banues në Delvinë
  2. M. K., 17 vjeç,  banues në Delvinë
  3. Gezim U. Mixha, 49 vjeç,  banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të proçedimit penal  të nisur me  Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë që në vitin 2014.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Policinë e Vlorës, pas hetimeve disa mujore kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në qytetin e Delvinës teksa personat e ndaluar ishin duke presuar lëndën narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin  më pas në drejtim të Greqisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

  • 1 kg lëndë narkotike e llojit Heroinë
  • 2 krehëra model 56 me fishekë të kalibrit 7.62 mm
  • 6 aparate telefonikë.

Policia po heton për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP