Operacioni i Policisë/Kapet sasi rekord droge në Vlorë. 6 persona të arrestuar
Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të kryer sot në qytetin e Vlorës, hetimet rreth të cilës kanë nisur që prej muajit korrik të këtij viti.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëhet fjalë për një sasi të sekuestruar. Policia e Vlorës konfirmon përmes një deklarate për shtyp se janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas.
Operacioni u krye konkretisht midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ku janë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.
Të arrestuarit
1- Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
2- Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
3- Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
4- Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
5- Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
6- Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 2 armë zjarri të llojit “automatik”, – 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, – 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm. – veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.
Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Siç shihet edhe në video, personat janë arrestuar në një lokal në afërsi të vendit ku ishte droga.