Kapen 100 kg kanabis në Gjirokastër, ja ku ishte fshehur

Gjatë ditës së sotme janë gjetur dhe sekuestruar 100 kg lëndë narkotike të llojit kanabis në fshatin Nivicë të Gjirokastrës.

Burime konfidenciale për “BalkanWeb” pohojnë se lënda narkotike është gjetur në banesën e shtetasit A.G, rreth 22 vjeç, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Operacioni është kryer nga sektori i narkotikëve në DPQGJ gjatë ditës së sotme. Nuk ka ende detaje sa i takon personave të përfshirë në këtë rast, ndërsa vijojnë hetimet intensive për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?