Kapen 132 kg drogë në kufirin grek, 2 shqiptarë në pranga

Sekuestrohen 132 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake, operacioni u mbajt në Urën e Vrosinës, pranë Janinës. Mësohet se janë ndaluar dy mjete, ku në njërin prej tyre u gjetën 132 kg drogë, ndërsa tjetri shërbente për kontrollin e rrugës.

Po ashtu, bëhet e ditur se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 17 dhe 22 vjeç. Sakaq, në pranga ranë edhe një vajze greke 17 vjeçe dhe një 20-vjeçar.
 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?