Kapen 213 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 shqiptarë e 1 grek
Dy shqiptarë dhe një grek janë prangosur nga policia greke, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Policia ka sekuestruar 213 kg e 800 gram marijuanë të fshehur në një mjet në vendin e quajtur Ura e Vrosines, në kufirin greko-shqiptar.
Në pranga kanë rënë shqiptarët 27 dhe 34-vjeç dhe greku 63-vjeç.
Policia greke ka ndaluar 2 automjetet me të cilat lëviznin shqiptarët dhe gjatë kontrollit në njërën prej tyre u gjet e fshehur lënda narkotike, e cila dyshohet se ka hyrë nga Shqipëria.
Njëra nga mjetet transportonte drogën, ndërsa tjetra e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

