Kapen 3.2 tonë kanabis në Kurvelesh (VIDEO)

 

Ka shkuar në  3.2 tonë cannabis sativa, sasia e drogës së sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës në një stan në Kurvelesh në vijimësi të operacionit të koduar “llufa”.

1 ton lëndë narkotike, shumica në formë boçe në proces tharje u gjet në një stan në vendin e quajtur Llufe në malin e Kurveleshit gjatë paradites së të premtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pjesa tjetër prej 2.2 tonë bimë narkotike, e kultivuar në 4 parcela u zbulua në vijimësi të akisonit të Sektorit kundër Narkotikëve disa orë më vonë. Edhe kjo sasi droge ishte në proces tharje dhe e kultivuar. Pas sekuestrimit, droga është asgjësuar në vend me anë të djegies.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë personat që kanë kultivuar drogën kanë mundur të largohen në mal sapo kanë pikasur praninë e policisë por janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?