Kapen 40 kg kanabis në një makinë në portin e Durrësit

Policia Kufitare e Portit të Durrësit sekuestroi dje një sasi lënde narkotike prej 40 kilogramë të llojit kanabis sativa. Droga u gjet në automjetin tip Benz me targa AA 772 KK, i cili po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Mjeti drejtohej nga Ilir Gjoka banues në Tiranë, ndërsa mësohet se është në pronësi të Danica Ndrecës, banuese në Tiranë.

Policia kufitare ka arritur të identifikojë lëndën narkotike në momentin e imbarkimit si dhe vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. 

SHKARKO APP