Kapen 48 kg marijuanë në Janinë, arrestohen 2 minoritarë

Policia greke ka sekuestruar rreth 48 kg drogë dhe ka vënë në pranga 2 persona. Sipas mediave greke, droga u kap në fshatin Protopapa në Janinë.

Policia tha se u ndaluan dy mjete, njëra shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me 47 kg e 850 gram marijuanë. Në pranga u vunë dy drejtuesit e mjeteve, 42 dhe 51 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?