Kapen 700 kg kanabis në Mamurras

Rreth 700 kg kanabis në proces tharje janë sekuestruar në një magazinë në godinën e ish-ndërmarrjes së grumbullimit në Mamurras.

Lënda narkotike ishte e futur në 15 thasë.

Kanë qenë forca speciale të ardhura nga Tirana, së bashku me FNSH dhe efektivë të Kurbinit e Krujës, që kanë zhvilluar operacionin ku u zbulua sasia e madhe e kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ndërhyrjes u arrestuan 5 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet do t’u dërgohen për hetim Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?