Kapen 9 sirianë në Fier, arrestohet shoqëruesi

Policia e Fierit arrestoi një 23-vjeçar nga Paskuqani i Tiranës. Ai është Almir Cahani dhe është kapur në rrugën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Poçem, ndërsa transportonte me mjetin tip “BMW X5” me targa AA 665 KA, 9 shtetas sirianë, mes të cilëve 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.

Ata kishin hyrë ilegalisht nga kufiri grek, me synimin për të ikur në Malin e Zi. Sirianët janë dorëzuar në Drejtorinë e Kufirit për Qarkun e Vlorës.

Një ditë më parë në Shkodër, në një zonë pranë kufirit me Malin e Zi u kapën 19 shtetas afganë, si dhe u arrestuan dy persona që po i shoqëronin. Edhe ata kishin për synim ikjen drejt Malit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?