Kapen mat brenda fabrikës së kanabisit, pranga dy shqiptarëve

Dy emigrantë shqiptarë, 24 dhe 29 vjeç, të cilët kishin hyre dhe jetonin në mënyrë të paligjshme në Angli, rrezikojne burgun pasi pranuan në gjyq rolin e tyre në drejtimin e një fabrike kanabisi në Gloucester.

Shtetasit Muj Toskaj, 24 vjeç dhe Blerim Mustavataj, 29 vjeç, dolën para Gjykatës së Cheltenham nën akuzën e “prodhimit të drogës” se klasit B.

Ata u arrestuan pasi policia i gjeti brenda fabrikës se kanabisit në rrugën Barton, ditën e dielë. Pasi kishin degjuar zhurmë brenda ndërtesës, efektivet kanë hyrë dhe kanë gjetur brenda saj një sasi te madhe kanabisi ne proces rritje, me metoda profesionale. Të njëjtat burime shtojnë se janë sekuestruar rreth 189 bimë kanabis si dhe pajisjet e prodhimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?