Kapen me bomba me telekomandë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të bombave me telekomandë drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit janë -Erol Çiçi., 33 vjeç dhe Mariglen Gruda., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë). Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Mariglen Gruda. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?