Kapen me marijuanë në makinë, në pranga katër të rinj

Katër persona janë arrestuar sot nga polica e Beratit pasi u kapën me 2 kg marijuanë në makinën tip “Benz” me targë AA 815 JZ, me të cilën udhëtonin. Sipas policisë të arrestuarit janë: Amarilodo Muhametanji, 21-vjeç, Klevis Sulko, 19-vjeç, Xhuliaj Dhembo, 24-vjeç, Nertil Hoxhaj 29-vjeç.

Ata u ndaluan në Urë Vajgurore nga efektivë të policisë, të cilët më pas kanë gjetur në makinë lëndën narkotike. Të rinjtë dyshohet se janë kultivues të dy parcelave me kanabis dhe shpërndajnë drogë në Berat dhe Urë Vajgurore, njofton policia.

Arrestimi i tyre vjen pas hetimeve disa mujore të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?