Kapen me “shtëpi bari”, 9 shqiptarë bien në pranga në Belgjikë

Gjykata penale e Leuven në Belgjikë ka dënuar 9 anëttarë të një bande me origjinë shqiptare me dënime deri në 5 vjet burg. Mësohet se organizata kriminale operonte në nëntë plantacione kanabisi.

Po ashtu gjykata shpalli të konfiskuar 2.7 milionë euro.

Të dy udhëheqësit organizuan logjistikën dhe mbledhjen e të korrave ndaj edhe F. B dhe S. J morën dënimet më të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori me incialet F. B mori katër vjet burg, një gjobë prej 32 mijë eurosh dhe duhet t’u kthejë palëve civile më shumë se 200 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori tjetër me inicialet S. J mori një dënim me pesë vjet burg, një gjobë 40,000 euro dhe gjithashtu duhet të paguajë pothuajse 200,000 euro palëve civile.

Ndërsa i gjithë fitimi u konfiskua, por për shkak se anëtarët e bandës ishin pjesë e një organizate më të madhe, dy figurat kryesore duhet të paguajnë të dy 500 mijë euro.

Shqiptarët e tjerë morën 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë. Plantacionet që ishin aktive midis tetorit 2020 dhe janarit 2023 ishin të vendosura në dhe rreth Leuven dhe një në zonën e Antwerp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?