Kapet 21-vjeçari i përfshirë në përdhunimin e të miturës në Fushë-Krujë

Policia ka arrestuar një 21 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Pas verifikimeve, 21 vjeçari me iniciale E. P., banues në Arrameras, Krujë, rezultoi se ka konsumuar të njëjtat vepra penale si shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” më datë 12.07.2020.

I riu dyshohet të ketë marrë pjesë në përdhunimin në grup të një 17 vjeçare në Fushë-Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për shfrytëzimin e 17 vjeçares. Në ngjarje janë të përfshirë edhe 6 persona të tjerë, të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura ka treguar dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?