Kapet 25-vjeçari me 5 pako eksploziv gati për shpërthim

 

Policia e vlorës arrestoi një 25 –vjeçar pasi iu gjetën 5 pako eksploziv, të gatshme për t’u përdorur për ngjarje kriminale. Arber Saraseli u arrestua në operacionin e koduar “Laguna”. Agjentët e antikrimit kishin rënë në gjurmët e tij pas informacioneve të marra në rrugë operative. Pakot, në foton e mësipërme, janë krijuar nga sasi tritoli, kapsollë detonatore dhe fitil të shkurtër përcjellës. Nuk dihet nëse 25 –vjeçari do t’i përdorte vetë ato apo i kishte për t’i tregtuar.

SHKARKO APP