Kapet 25 vjeçari problematik, lëvizte me kallashnikov në fshat

Komisariati i policisë në Vaun e Dejës ka vënë në pranga një 25 vjeçar, i cili qarkullonte në rrugët e fshatit Vig, i armatosur me një automatik kallashnikov.

Në kuadër të operacionit “Vigu” u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. N. i cili ishte kthyer në një problem për banorët e këtij fshati pasi lëvizte i armatosur.

Ky shtetas ka qenë i dyshuar më parë për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?