Kapet 47 kg marijuanë në Janinë, vinte nga Shqipëria

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në Janinë të Greqisë pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Policia bllokoi 47 kg e 850 gr marijuanë që transportohej me një makinë. Në pranga ranë dy shtetas grekë të moshës 42-vjeçare dhe 51-vjeçare.

Kanabisi ishte paketuar në 24 pako dhe ishte fshehur në pjesën e pasme të automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 220 Euro e 4 celularë, ndërsa ka dyshime se droga e kishte origjinën nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?