Kapet 800 kg marijuanë – Operacion antidrogë në 3 qytete të Italisë, midis të arrestuarve 5 shqiptarë

Një sasi prej 800 kg marijuanë, 3 kg kokainë si dhe armë të ndryshme janë konfiskuar nga policia italiane.

Guardia di Finanza ka përfunduar sot në mëngjes operacionin e koduar “Sperem” në provincat e Milanos, Comos dhe Monza Brianza.

Hetimet e prokurorit Antonio Nalesso kanë zbuluar një rrjet të trafikut të marijuanës dhe kokainë nga Shqipëria. Droga ishte e destinuar për në Lazio, Marche, Toscana, Veneto, Lombardia, Piemonte, Abruzzo dhe Emilia Romagna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë hetimeve që kanë nisur në mars të vitit 2016, është sekuestruar lënda narkotike, si dhe një armë tip stilolaps, një pistoletë tip Tokarev, e përdorur nga Ushtria e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga kanë përfunduar 7 persona, kryesisht menaxherë të drogës. Ata janë arrestuar nga muaji korrik i vitit të shkuar deri më sot dhe në pranga kanë përfunduar shqiptarët me iniciale B.B, 36 vjeç, V.M, 32 vjeç, R.B, 34 vjeç, M.S, 38 vjeç, italian si dhe X.B, 42 vjeç, shqiptari, E.R, 30 vjeç, po shqiptar si dhe B.B. 27-vjeç, malazez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?