Kapet ariu Tedi në Qafë Krrabë

Një ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë- Krrabës është sekuestruar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit  gjatë ditës së sotme. Ariu  i quajtur Tedi  është kontrolluar nga veterinerë të huaj të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut.

Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe  jashtë vendit.

Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H  që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi është cuar për ndjekje penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm gjatë vitit 2016  numërohen 15 arinj të cliruar nga robëria dhe që janë transferuar apo që janë në proces transferimi në strehimore të vecanta jashtë vendit falë punës së inspektorëve të mjedisit, specialistëve të Ministrisë së Mjedisit dhe bashkëpunimit me shoqata të ndryshme mjedisore që operojnë në këtë fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë problematikë të faunës së egër në vendin tonë.

Përvec konfiskimit dhe strehimit të arinjve të mbajtur në robëri, Ministria e Mjedisit është duke punuar edhe për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese per fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?