Kapet banda shqiptare e kokainës në Itali

Policia italiane në saj të një operacioni ka shkatërruar një tjetër bandë shqiptarësh të trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Valkyria”, Guardia di Finanza e Bolonjas ka vënë në pranga 4 shqiptarë. Sipas mediave italiane, banda aktive në Emilia Romagna dhe Lombardi e blinte drogën, kokainë, në Holandë dhe e shpërndante në tregun bolonjez. Kjo organizatë drejtohej nga dy vëllezër shqiptar. Ata mësohet se kishin krijuar një sistem “korrierësh” të besueshëm, duke përdorur thuajse gjithmonë familje dhe gra për të mos ngritur dyshime. Një ndër klientët më besnikë të shqiptarëve ishte dhe një ushtarak 42 – vjeçar, i arrestuar Shkurtin e shkuar nga karabinierët dhe i pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se blinte dhe më pas e shiste drogën në lokalet e natës, apo në “festa” private me bazë seksin dhe kokainën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?