FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapet Borana, ndihmoi bashkëshortin të përdh*nonte një vajzë

Në prangat e Policisë së Lushnjes ka rënë Borana Faslliu, e dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. Ajo ishte shpallur në kërkim.

Në dhjetor të vitit 2020, Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze 26 vjeçe. Mësohet se teksa 35-vjeçari e abuzonte, Borana ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë të renë.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren me 3 vite e 4 muaj burgim. Arratia e autores përfundoi sot, kur policia arriti ta vërë në pranga në qytetin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëshorti i saj ndodhet në qeli, pasi u vu në pranga një ditë pas ngjarjes së rëndë. Edhe ai është shpallur fajtor për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?