Kapet breshka 45-vjeçare në Orikum, gjallesë e rrallë në ujërat

Ditën e djeshme ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit një breshkë 45- vjeçare. Breshka është e llojit Kareta- Kareta dhe peshon plot 40 kilogramë.

Gjallesa nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe gëzon shëndet të plotë. Së shpejti pritet që të vijnë specialistët e zonave të mbrojtura që ta matrikullojnë (regjistrojnë) gjallesën dhe më pas ta lëshojnë në det.

Peshkatarët shprehen se kjo ka ndodhur si pasojë e ngrohjes globale. Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet kur në rrjetat e peshkatarëve kanë rënë gjallesa të rralla për ujërat tona.

Burimi: Top Channel

Pa Koment - Një breshkë 45-vjeçare bie në rrjetat e peshkatarëve

SHKARKO APP