Kapet furra e bukës me 10 tonë miell të skaduar në Korçë. Gjobitet nga AKU
Aktualitet E Martë, 12 Prill 2022 10:46
Një furrë buke në Korçë është konstatuar se në magazinat e saj kishte 100 ton miell me afat të kaluar përdorimi.
Rasti u kap nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kushtet e flagrancës.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500. 000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.