Kapet hajduti i 60 mijë eurove

Është kapur organizatori i një vjedhje të ndodhur në Gjirokastër, në muajin Janar.

Burime nga policia thanë se është vënë në pranga Alfred Baço, pasi akuzohet se në datën 24 janar 2015, ka vjedhur 60 mijë euro dhe bizhuteri në një banesë në Gjirokastër.

Ndaj Baços ka qenë lëshuar një urdhër arresti, pasi ishte organizatori i një bande të rinjsh, të cilët janë vënë në pranga.

Të arrestuarit e tjerë janë, Ervis Bushi, Flamur Zani dhe Ernest Beluli.

SHKARKO APP