Kapet i riu shqiptar, me mushka nga Shqipëria në Greqi për të prerë dru

Një 22-vjeçar shqiptar u kap në pyjet e territorit grek duke prerë dru. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ndodhej në mal në zonën e Kosturit me dy mushka, të cilat i përdorte për transportin e lëndës drusore.

22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte prerë dy metra kub dru me anë të një sharre elektrike dhe një sëpatë, të cilat janë konfiskuar së bashku me dy kafshët.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Kosturit dhe do të hetohet për futje të paligjshme në territorin grek dhe dhe për shkelje të ligjit të pyjeve në shtetin Helen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 24 orë më parë, një 64 vjeçar shqiptar ishte kapur përsëri me dy metra kub dru në zonën malore të Dipotamia, duke iu konfiskuar sëpata dhe mushka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?