Kapet ish-drejtori i policisë së Dhërmiut, Bode i dënuar me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
Sokol Bode, ish-drejtori i Policsë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burg, është arrestuar këtë mbrëmje në Berat. Bode është vënë në pranga dhe po sillet në Tiranë.
Ai është shpallur fajtor për ”shpërdorim detyre” dhe është akuzuar për lidhje me grupin e Habiljave. Ai akuzohet se ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga banda e Habilajve.
Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.