Kapet ish-punonjësja e postës në Fier, grabiti 20 mln lekë nga pagesa e dritave dhe ujit

Është ndalur një ish-punonjësja e postës në Levan të Fier. Ish-punonjësja ka qenë në kërkim për veprën penale Vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Ajo është një 30-vjeçare me inicialet A. E., banuese në Levan, Fier.

Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?