Kapet kokainë në portin italian, ishte fshehur mes bananeve. 3 shqiptarë përfundojnë në pranga

Policia italiane ka sekuestruar një ngarkesë prej 148 kilogramësh lënde narkotike të llojit kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kontejner të mbushur me banane në portin e Livornos.

Lënda narkotike mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra. Për këtë sasi të madhe droge, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën.

Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes frutave ekzotike dhe efektivët e policisë qëndruan në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për ta marrë. Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin e Livornos, i cili shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?